Nata e dytë e Sunny Hill Festival, mijëra vizitorë pritën yjet botërorë

Nata e dytë e Sunny Hill Festival, mijëra vizitorë pritën yjet botërorë

Showbiz August 02, 2026 - 08:20

Nata e dytë e Sunny Hill Festival është karakterizuar nga një atmosferë e jashtëzakonshme, me mijëra vizitorë që kanë mbushur Prishtinën. Kryefjala e kësaj nate ishte performanca artistike e këngëtarit britanik Lewis Capaldi, i cili u ngjitit në skenë nga ora 22:30.

Interesim të madh ka zgjuar edhe performanca e Ledri Vulës, MC Kreshës dhe Lyrical Son, të cilët kanë interpretuar hitet e tyre para një audience të madhe. Më herët në skenë janë ngjitur edhe EKO, Buta, Auxlua dhe EsDeeKid, duke e mbajtur atmosferën të ndezur gjatë gjithë mbrëmjes.

RTK ka takuar dhjetëra të rinj nga vende të ndryshme, të cilët kanë ardhur për herë të parë në Prishtinë pikërisht për të ndjekur performancën e Lewis Capaldit dhe artistëve të tjerë të këtij edicioni të Sunny Hill Festival. Ata kanë ndarë përshtypjet e tyre për festivalin dhe kryeqytetin, duke vlerësuar atmosferën dhe organizimin.

Po ashtu, RTK ka intervistuar edhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili ka folur për British Corner, hapësirën e dedikuar kulturës britanike në kuadër të festivalit. Sipas tij, kjo nismë synon të forcojë lidhjet kulturore mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke ofruar aktivitete dhe përvoja të ndryshme për vizitorët.Mbrëmja pritet të kulmojë me performancën e Lewis Capaldit, një prej emrave më të mëdhenj të këtij edicioni të Sunny Hill Festival, i cili do të ngjitet në skenën kryesore para mijëra adhuruesve.

Përveç Capaldit, dy emrat e tjerë që kanë karakterizuar këtë edicion janë Katy Perry, e cila elektrizoi mbrëmë skenën e festivalit, dhe ylli i muzikës elektronike, Martin Garrix.