Zbulohet arsyeja se përse Callum Turner nuk erdhi në Sunny Hill Festival këtë vit

Zbulohet arsyeja se përse Callum Turner nuk erdhi në Sunny Hill Festival këtë vit

Showbiz August 03, 2026 - 20:04

Edicioni i sivjetmë i Sunny Hill Festival mblodhi në Prishtinë mijëra adhurues të muzikës dhe emra të njohur ndërkombëtarë, me Dua Lipën në qendër të vëmendjes.

Megjithatë, shumë fansa vunë re mungesën e partnerit të saj, aktorit britanik Callum Turner.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur Turner ishte i pranishëm në festival dhe kaloi kohë me këngëtaren gjatë qëndrimit në Kosovë, këtë herë ai nuk arriti t'i bashkohej asaj.

Shkaku i mungesës lidhet me angazhimet e tij profesionale.

Aktori ndodhej në New York, ku ka nisur promovimin e filmit të ri romantik "One Night Only", në të cilin interpreton rolin kryesor së bashku me Monica Barbaro.

Me premierën e filmit që afrohet më 7 gusht, Turner është përfshirë në një seri aktivitetesh promovuese, përfshirë intervista, takime me fansa dhe paraqitje publike në Shtetet e Bashkuara.

Derisa Dua elektrizonte skenën e Sunny Hill Festival në Prishtinë, Callum po përmbushte detyrimet e tij profesionale në ShBA, duke bërë që çifti këtë vit ta kalonte festivalin në dy anë të ndryshme të botës. /telegrafi/