Kosovë apo Shqipëri? Selin Bollati jep përgjigjen që nuk pritej

Kosovë apo Shqipëri? Selin Bollati jep përgjigjen që nuk pritej

Showbiz August 21, 2026 - 15:03

Selin Bollati ka folur së fundmi për raportin e saj me Kosovën dhe Shqipërinë, duke dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë që lë pak hapësirë për interpretime.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, një ndjekës e ka pyetur: “Në Kosovë apo në Shqipëri”?

Përgjigjja e saj ishte e qartë:

“Në Kosovë apo Shqipëri, me rëndësi që jam në vendin tim me njerëzit e mi, gjakun tim”!

Këtë përgjigje Selin e ka shoqëruar me flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë, duke bërë të qartë se për të të dyja vendet kanë një rëndësi të veçantë.

Selin ka ruajtur ndër vite një lidhje të afërt me Kosovën. Sa herë që viziton vendin, ajo qëndron pranë familjes së Gimbos, me të cilët ka krijuar një raport të ngushtë.

Në rrjetet sociale, ajo ka ndarë vazhdimisht momente me familjarët e partnerit të saj, duke treguar afrimitetin që ka me ta.

Ndërkohë, Selin dhe Gimbo prej kohësh jetojnë së bashku në Tiranë, ku po vazhdojnë jetën e tyre si çift.

Kështu, edhe pse jeta e përditshme e ka vendosur në kryeqytetin shqiptar, përgjigjja e Selinit tregon se lidhja e saj me Kosovën mbetet po aq e rëndësishme.