Pas publikimit të videove intime, mësohet se çka u gjet në vilën e Adrian Hilës

Pas publikimit të videove intime, mësohet se çka u gjet në vilën e Adrian Hilës

Showbiz October 01, 2026 - 23:56

Profesor i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, sqaroi publikimin e materialeve intime të Adrian Hilës dhe personazheve të tjerë publikë.

Ai deklaroi se si regjistrimi i personave pa dijeninë e tyre, ashtu edhe shpërndarja e videove, përbën vepra penale.

 Eksperti tregoi se çfarë kishte në ambientin ku videot janë regjistruar, teksa thekson se ishin video të fshehta.

“Hila nuk është viktimë. Duhet të biem dakord, kaq. Ai njeri do të gjykohet dhe dënohet për këtë. I ka futur ata njerëz në një shtëpi që ka pasur kamera, i ka gënjyer, i ka dërguar në një ambient me kamera. Është laptopi që është përdorur. Janë disa pista që po hetohen. Policia është për të parë se kush është shitësi, kush i ka çuar për t’i shitur, janë formate që duan të përfitojnë me klikime”.

“Të dyja përbëjnë vepër penale. Po nuk ia the tjetrit që merr në shtëpi që po filmohesh, je për burg. Është ndërhyrje në veprën penale, në filmimin pa dhënë autori pëlqim. Ai i mbante në shtëpi dhe studio, policia nuk po e gjente se në cilën shtëpi ishin këto. Një juglindje ishte një vilë tre katëshe, në katin e tretë u gjet një papafingo, që ishte edhe studio, edhe kjo dhomë, kjo ishte në kamera. Mendohej, që dyshohej se përveç vlerave të shtrenjta mund të mbante edhe vlera monetare. Por këto kamera nuk janë të ekspozuara, ishin kamera të fshehta”.

“Kamera ishte e lidhur me një laptop. Mendoj që kamera nuk është gjetur, nëse ky nuk paraqitet nesër del në kërkim policor. Ka thënë që do vij me avokat. Nga videot del që është kamera e fshehtë. Duket që është kamerë”, deklaroi ai. /TCh