Valle e tupana, Bebe Rexha publikon pamje nga ahengu në shtëpi para dasmës së vëllait

Valle e tupana, Bebe Rexha publikon pamje nga ahengu në shtëpi para dasmës së vëllait

Showbiz October 18, 2026 - 21:19

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit në Instagram momente nga atmosfera festive familjare para dasmës së vëllait të saj, duke treguar edhe një herë lidhjen që ruan me traditat shqiptare.

Në videon e publikuar, artistja shfaqet në një organizim të mbajtur në shtëpi, ku familjarët janë mbledhur për të festuar së bashku përpara ditës së madhe.

Atmosfera shoqërohet me muzikë tradicionale, valle dhe tingujt e tupanëve, duke sjellë një festë me elemente të kulturës shqiptare.

Image

Këngëtarja e një sërë hiteve shihet duke folur shqip dhe duke kërcyer, mes të afërmve të saj, në një atmosferë të ngrohtë familjare.

Përmes këtyre pamjeve, artistja u ka dhënë ndjekësve një vështrim nga përgatitjet familjare para dasmës, ku traditat shqiptare zënë vend të rëndësishëm.

Organizimi në shtëpi, muzika dhe vallëzimi e bëjnë videon një moment të veçantë.

Bebe, e cila ka lindur dhe është rritur në Shtetet e Bashkuara, ka folur shpesh me krenari për prejardhjen e saj shqiptare, kjo e dëshmon edhe me rastin e fundit, në eventin familjar. 

Image