Ndahet nga jeta në moshë të re artistja Rinesancë

Ndahet nga jeta në moshë të re artistja Rinesancë

Showbiz October 23, 2026 - 18:23

Artistja kosovare Rinesancë është ndarë nga jeta në moshë të re, pas përballjes me një sëmundje të rëndë, tumorin.

Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët e saj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehën dhimbjen e madhe për humbjen e të dashurës së tyre.

Në mesazhin prekës, familjarët e kujtuan Rinën me fjalë të ndjera, duke theksuar se ajo do të mbetet përgjithmonë në zemrat e tyre.

Ata i shprehën dashurinë dhe i uruan të prehet në paqe, në një dedikim që përcjell dhimbjen për humbjen e saj të parakohshme.

Familjarët bënë të ditur gjithashtu se detajet lidhur me ceremoninë e varrimit do të njoftohen më vonë, pasi aktualisht ndodhen larg.

Ndarja e saj nga jeta në moshë të re është një humbje e dhimbshme për familjen dhe njerëzit e afërt, të cilët do ta kujtojnë gjithmonë me dashuri