Dy muaj pas vdekjes, motra e Laurent Krasniqit e kujton me mall: Na mungon çdo ditë e më shumë
Një dedikim emocionues për të vëllanë tashmë të ndjerë, Laurent Krasniqin, është bërë nga motra e tij, Xheneta.
Përmes një videoje në TikTok, ajo ka ndarë disa momente që kishin kaluar së bashku, duke krijuar një kolazh kujtimesh ku shfaqen edhe pranë njëri-tjetrit.
Videon e ka shoqëruar me fjalët “Më mungon", derisa në përshkrimin e saj ka lënë një mesazh që shpreh mallin dhe dhimbjen e familjes: “Na mungon çdo ditë e më shumë”.
Ky dedikim vjen rreth dy muaj pas vdekjes së Laurentit, i cili vdiq më 2 shtator, duke lënë pas një dhimbje të madhe te njerëzit e tij më të afërt.
Humbja e tij ishte e rëndë për familjen, miqtë dhe të fejuarën, Laureta, me të cilën kishte ëndërruar të ndërtonte një jetë së bashku.
Që nga ajo ditë, të afërmit e tij kanë vazhduar ta kujtojnë përmes fotografive, videove dhe mesazheve, duke dëshmuar se kujtimet dhe dashuria për Laurentin mbeten të pranishme pavarësisht mungesës së tij.
I njëjti për përveç si influencues ka qenë edhe pjesë e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
