Sa do të fitojë trajneri i njohur për komentimin e një ndeshjeje?

Sport January 15, 2019 - 18:22

Ish-trajneri i Manchester Unitedit dhe i shumë skuadrave tjera evropiane, Jose Mourinho, ka fituar një punë të re. Siç shkruan e përditshmja angleze ‘The Times”, portugezi ka nënshkruar kontratë me televizionin ‘BeIN’, si komentator.

Fillimisht Mourinho do t’i komentojë ndeshjet e Premier League, duke iu bashkuar kështu ekipit të Televizionit të Katarit, ku punojnë edhe Paul Scholes, Arsene Wenger, Marcel Desaily, Welsey Sneijder...

Thuhet se për një ndeshje Mourinho do të marrë shumën prej 65 mijë eurove, ndërkohë që ai, sipas kontratës që ka, nuk do të ketë të drejtë t’i komentojë ndeshjet e Manchester Unitedit, skuadër kjo që e kishte pushuar nga puna para disa javësh.