Sermaxhaj: Jam i kënaqur me paraqitjen, ishim skuadër më kërkuese

Sport February 16, 2019 - 23:26
Detajet

Ballkani ka regjistruar fitore të rëndësishme në xhiron e parë të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nga Theranda ka mposhtur Drenicën në shtëpi me rezultat solid, 2:0.

I kënaqur me futbollistët e tij, trajneri, Sami Sermaxhaj ka thënë se Ballkani ishte më kërkuese se Drenica sot, shkruan Zëri.

"Pavarsisht vështirëse, ishim skuadër më kërkuese", tha Sermaxhaj fillimisht".

"Kishim më shumë raste se kundërshtari dhe ia dolëm të shënojmë dy gola. Por, ende s'jemi në formë optimale".

"Do të punojmë shumë që t'i arrijmë objektivat", tha Sermaxhaj në mes të tjerash./Zëri/