Plepolli: Për këtë arsye nuk është stërvitur Bullgaria në Prishtinë

Plepolli: Për këtë arsye nuk është stërvitur Bullgaria në Prishtinë

Sport March 24, 2019 - 22:08
Detajet

Ish-futbollisti kosovar i cili tashmë punon si trajner, Arsim Plepolli, e ka komentuar faktin se pse Bullgaria nuk u stërvitit në stadiumin 'Fadil Vokrri' para ndeshjes me Kosovën e cila zhvillohet nesër, shkruan Zëri.info.

Plepolli mendon se Bullgaria nuk u stërvit pasi që i është frikësuar presionit mediatik. 

"Është shumë e çuditshme se si nuk u stërvit Bullgaria. Sigurisht se nuk kanë dashur që të provokohen nga mediat. Kjo është taktik e tyre", tha Plepolli. 

Ai e udhëheq Shkollën e Futbollit 'Piramida' në Prishtinë. 

Takimi Kosovë-Bullgari i takon fushatës kualifikuese për Kampionatin Evropian Euro 2020. /Zëri.info