Osmani i 'Stupcave' i bindur për fitore nesër, tregon se ku po e ruan biletën e ndeshjes

Osmani i 'Stupcave' i bindur për fitore nesër, tregon se ku po e ruan biletën e ndeshjes

Sport March 24, 2019 - 22:31
Detajet

Aktori i mirënjohur kosovar, Osman Azemi njihet si një tifoz i flaktë i Përfaqësueses së Kosovës.

Pas barazimit 2:2 me Danimarkën, Kosova nesër e nis fushatën eliminatore të "Euro 2020" kundër Bullgarisë, shkruan Zëri.

Ndërsa, Osmani i 'Stupcave' thotë se edhe nesër do të ketë gëzim në Kosovë.

"Më është shterrur zëri duke brohoritur në ndeshjen ndaj Danimarkës, rregullat nuk i di, por atë ditë patën një paraqitje të mirë", tha fillimisht Osmani.

"Duhet falënderuar FFK-në për punën që janë duke e bërë. Nesër do ta kemi një gëzim tjetër", vlerësoi aktori i mirënjohur.

Tutje, ai foli edhe për biletat e ndeshjes që po shiten në treg të zi: "I kam dy bileta, ato jam duke i ruajtur në portofol"./Zëri/