Ademi: Më vjen shumë keq për këtë fakt

Ademi: Më vjen shumë keq për këtë fakt

Sport March 25, 2019 - 08:11
Detajet

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një intervistë për emisionin sportiv 2 me 1 në RTV 21, flet për infrastrukturën e stadiumit të Prishtinës, 'Fadil Vokrri' shkruan Zëri.info.

Ademi thotë se po ndjehet shumë keq me faktin se Kosova ende nuk e ka një stadium me përmasa më të mëdha për ndeshjet e ekipit të Kosovës.

"Më vjen shumë keq pasi që ka shumë kërkesa nga shumë njerëz për t'i parë nga afër ndeshjet e Kosovës, por stadiumi në Prishtinë nuk i zë më se 12 mijë e 500 shikues", deklaron Agim Ademi për emisionin 2 me 1, përcjell Zëri.info.

"Siç kemi thënë edhe më herët presim që stadiumit t'i rritë kapacitetet edhe për 6 mijë vende. Të rritet njëra nga tribunat", potencoi Agim Ademi. Njeriu i parë i FFK-së më herët ka bërë të ditur se ka bërë kërkesë në UEFA për rritjen e kapacitetit të stadiumit 'Fadil Vokrri'.

Ademi e komentoi edhe Stadiumin Nacional që do të ndërtohet në afërsi të Drenasit.

"Qeveria e Kosovës ka premtuar se në këtë vit do të fillojnë punimet edhe në Stadiumin Nacional. Me ndërtimin atij stadiumi, Kosova do të përfitojë edhe më shumë", tha ndër të tjera Agim Ademi.

Kujtojmë se sonte Kosova e zhvillon ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian Euro 2020 daj Bullgarisë. Stadiumi 'Fadil Vokrri' nga sfida 20:45 so të jetë i stërmbushur./Zëri