Në Podgoricë i quajtën 'majmunë', kështu reagojnë yjet e Anglisë

Në Podgoricë i quajtën 'majmunë', kështu reagojnë yjet e Anglisë

Sport March 25, 2019 - 23:57
Detajet

Futbollistët e Anglisë kanë qenë ‘cak’ i ofendimeve në baza racore në ndeshjen kundër Malit të Zi në Podgoricë.

Në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, Anglia arriti ta mposht Malin e Zi me rezultat të thellë, 5:1, shkruan Zëri.

Ndërkaq, futbollistët anglez si Callum Hudson-Odoi, Raheem Sterling dhe Danny Rose ishin ofenduar nga tifozët e Malit të Zi sonte në baza racore.

Pas ndeshjes, Hudsoi-Odoi e ka pranuar një gjë të tillë.

“Shpresoj se UEFA do të merret me këtë rast. Unë i dëgjova ata duke më thënë ‘majmun”, tha Hudson-Odoi pas ndeshjes.

Kurse, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate tha pas ndeshjes:

“Ne duhet t’i mbështesim lojtarët tanë. Unë i dëgjova ofendimet kur Rose u ndëshkua”.

Dhe për fund, Sterling që ishte ylli i ndeshjes sonte, shkroi:

“Mënyra më e mirë për t’i qetësuar kritikët (dhe po, unë nënkuptoj racistët”./Zëri/