Dy barazimet në 'Fadil Vokrri', Kosova pritet të shënojë ngritje në ranglistën e FIFA-s
FOTO: Laura Hasani

Dy barazimet në 'Fadil Vokrri', Kosova pritet të shënojë ngritje në ranglistën e FIFA-s

Sport March 26, 2019 - 10:23
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është duke kaluar nëpër momente mbresëlënëse kohëve të fundit.

“Dardanët” e mbyllën vitin 2018 pa humbje, kurse në dy ndeshjet e para të vitit 2019, regjistruan dy barazime në po aq ndeshje të zhvilluara.

Saktësisht, në 12 ndeshjet e fundit, Kosova ka regjistruar tetë fitore dhe katër barazime, shkruan Zëri.

Image

Me dy barazimet në këtë vit kalendarik, Përfaqësuesja kosovare pritet që të ngritet edhe në ranglistën e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror, FIFA.

Momentalisht, Kosova ndodhet në vendin e 130-të, megjithatë në ranglistën e re, pritet të ketë ndryshime.

Me barazimin ndaj Danimarkës, Kosova ka fituar 3.6 pikë, ndërsa 3.75 pikë ka fituar nga barazimi i djeshëm me Bullgarinë.

Image

Ndryshe, FIFA do ta publikojë ranglistën e përgjithshme më 4 prill, ku Kosova pritet të ketë një ngritje të lehtë./Zëri/