Liverpooli publikon fanellat për edicionin e ardhshëm, Shaqiri askund!

Liverpooli publikon fanellat për edicionin e ardhshëm, Shaqiri askund!

Sport April 18, 2019 - 11:02
Detajet

Liverpooli ka lansuar fanellat e reja për edicionin e ardhshëm për ndeshjet si vendas.

Fanellat e reja të Liverpoolit si vendas janë në nderim të legjendarit Bob Paisley, trajnerit më të suksesshëm në historinë e klubit, në 100 vjetorin e ditëlindjes së tij, shkruan Zëri.

Për nder të Paisleyt, çdo fanellë ka nënshkrimin e trajnerit legjendar, shkruan Zëri.

Gjithashtu, dizajni i këtyre fanellave është bazuar edhe nga fanellat e edicionit 1982/83, në një edicion ku Liverpooli e fitoi titullin e 14-t të Premierligës.

Image

“Fanellat e sivjetme si vendas janë me të vërtetë të bukura. Mezi pres që t’i vesh ato në çdo ndeshje që e luajmë, është gjë e madhe që e nderojmë njërin prej trajnerëve më të suksesshëm të klubit, Bob Paisley”, tha kapiteni Jordan Henderson.

Ndërkaq, tashmë edhe futbollistët e Liverpoolit kanë pozuar me fanellat e reja të skuadrës.

Për çudi, edhe në këtë ngjarje, mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri ka munguar./Zëri/

Image

Image