'Messi i Kosovës' - rrëfimi emocional i Edon Zhegrovës për mediumin zviceran

'Messi i Kosovës' - rrëfimi emocional i Edon Zhegrovës për mediumin zviceran

Sport April 18, 2019 - 13:42
Detajet

Edon Zhegrova ishte në formacionin startues të Baselit kundër Grasshoppers për herë të parë të shtunën e kaluar. Por, kush është futbollisti i ri që është bërë pjesë e skuadrës së madhe zvicerane para dy muajsh?

Mediumi zviceran, “BzBasel” i ka kushtuar një shkrim të veçantë mesfushorit të Kosovës, ku tregohet për fillimet e vështira të karrierës së ish-futbollistit të Prishtinës.

Image

Futbolli i rrugës

“Është ndjenjë fantastike. Fenomenale. Më pëlqen gjithçka këtu”, janë fjalët e para të Edon Zhegrovës për fillimet e para të karrierës së tij dhe se si ai ka luajtur nëpër rrugët e Prishtinës, shkruan Zëri.

Por, Zhegrovës i pëlqen të luajë në rrugë sepse është futboll më cilësor për të.

“Kur ju luani futboll në rrugë, e dini kuptimin e sportit. Ju e doni ashtu futbollin më shumë. Nga mëngjesi deri në mbrëmje, ne kemi qenë në rrugë, me top duke luajtur futboll”, tha fillimisht Edon Zhegrova.

Image

Duke e pasur parasysh që futbolli është modernizuar, “BzBasel” nuk e di se pse Zhegrova e pëlqen futbollin e rrugës.

“Sepse ju jeni të lire. Thjesht, mund të bëni çfarë të doni. Mund të bëni driblime, luani me pasime, shënoni gola. Nuk i jepni askujt përgjegjësi për atë që bëni. Pa trajnerë, pa tifozë, pa presion, pa asgjë”, shtoi futbollisti me prejardhje nga Lipjan.

Asnjë prononcim mediatik para debutimit

Në moshën 20-vjeçare, Zhegrova duket tejet i ri nga jashtë, fytyra e tij e dëshmon këtë.

Ai duket paksa i turpshëm, por me mendime të qarta.

Kështu, deri në ditën kur debutoi nga minuta e parë për Baselin, Edoni nuk ka asnjë prononcim për mediet.

Madje edhe për kanalet e klubit, ai nuk dha ndonjë intervistë.

Por, ai është i interesuar në storien e tij.

Në shkurt, Zhegrova iu bashkua Baselit, duke u quajtur “Messi i Kosovës”.

“Madje edhe kur isha i ri, shumë njerëz thonin se luaja si Lionel Messi. Por, unë nuk mendoj kështu. Unë jam Edon Zhegrova, nuk jam Lionel Messi”, vazhdoi ish-futbollisti i Prishtinës dhe Flamurtarit.

Image

Largimi nga lufta

Por, kush është Edon Zhegrova, futbollisti 20-vjeçar që pëlqen të jetë aktiv në Instagram, por që në të njejtën kohë nuk i pëlqejnë rrjetet sociale?

Ai ka lindur në Gjermani.

“Prindërit e mi u larguan gjatë luftës në Kosovë”, tregoi Edon Zhegrova.

Por, ai nuk e mban mend aspak vendin e tij të lindjes, si dhe nuk flet gjermanisht, por thotë: “Do ta mësoj së shpejti”.

Kur Zhegrova ishte 2-vjeçar, familja e Zhegrovës u rikthye në Kosovë, aty ku Edoni u rrit.

Në moshën 5-vjeçare, ai iu bashkua një klubi, por që vazhdonte ende të luante nëpër rrugë.

Më pas, u mbajt edhe një kamp i klubit të Milanit në Kosovë, ku Edoni u zgjodh futbollisti më i mirë.

Aso kohe, ai kishte pasaportë kosovare, por pasi Kosova nuk ishte e pranuar në UEFA dhe FIFA, transferimet ishin të komplikuara.

Edoni ishte vëzhguar nga PSG, Arsenal dhe Barcelona, por si 15-vjeçar u transferua në Standard Liege.

Por, për të, ëndërr mbetet Barcleona, klubi i tij i preferuar.

Sakfrica e familjes

“Storia se si unë u transferova në Belgjikë është e komplikuar. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, skoutët më kishin përcjellur në një ndeshje ku shënova pesë gola, dhe më pas ata donin të më merrnin mua”, vlerësoi Edon Zhegrova.

Më pas edhe familja e tij u shpërngul në Belgjikë.

“Prindërit e mi sakrifikuan shumë për mua. Ata donin që unë të kem sukses në futboll. Kjo është e vështirë në Kosovë”, shtoi Edon Zhegrova, shkruan Zëri.

Në Belgjikë, Edoni u bë futbollist profesionist, ku debutoi për KRC Genk.

E ardhmja quhet Basel

Pas largimit nga Genk, Zhegrova u huazua për një edicion e gjysmë te Baseli, ku është më se krenar për këtë arritje.

Image

“Lojtarët si Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë filluar karrierën këtu. Jam krenar për atë që ata kanë arritur, sikur gjithë futbollistët tjerë të Kosovës”, shtoi Edon Zhegrova.

Kosova është shtëpia e Zhegrovës, madje edhe nëse ai së shpejti do të pajiset me pasaportë belge.

Por, ai gjithnjë ka dashur ta përfaqësojë Kosovën: “Ekipi nacional nuk është diçka për të luajtur për më të mirin, por për atë që rrah zemra. Kjo është Kosova për mua”, tha në fund Edon Zhegrova./Zëri/