Aksident 'horror' gjatë garës, sportisti shpëton, por e pëson keq punonjësi i garës

Aksident 'horror' gjatë garës, sportisti shpëton, por e pëson keq punonjësi i garës

Sport May 20, 2019 - 16:51
Detajet

Një ruajtës i rendit ka vdekur në një aksident të tmerrshëm prej 170km/h pasi ishte duke tentuar që ta ndihmonte një veturë gjatë një gare në Argjentinë.

Pamjet shokuese tregojnë momentin kur punëtori në fjalë është goditur rëndë nga një vozitës, i cili e kishte humbur kontrollin e makinës, raporton Zëri.info.

Image

Tragjedia ka ndodhur në "Juan y Oscar Galves", në Buenos Aires, gjatë kampionatit 'Class A Procar 4000'.

Në pamje shihet se si ndihmësi i garës Carlos Ortega përpiqet ta ndihmojë Leandro Olmos.

Megjithatë, vozitësi Mauricio Giovanetti më pas e humbi kontrollin e makinës së tij para se ta godiste veturën e Olmos në një shpejtësi prej 170km/h.

Image

Mediet lokale në Argjentinë raportojnë se Ortega tashmë është deklaruar i vdekur, por që nuk është konfirmuar ende nëse ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes apo në spital./Zëri.info