Ndërron jetë tre-herë kampioni i botës në Formula 1

Ndërron jetë tre-herë kampioni i botës në Formula 1

Sport May 21, 2019 - 08:29
Detajet

Tre-herë kampioni i botës në Formula 1, Niki Lauda ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare.

Ish-piloti i njohur ka ndërruar jetë në ‘paqe’, ka konfirmuar familja e tij në “Austria Press Agency”, raporton Zëri.info.

Gjatë ditës së sotme, pritet t’i kushtohet tribut ish-pilotit austriak, i cili ishte inspirim për gjeneratat aktuale.

“Një legjendë na le neve. Pusho në paqe Niki”, shkroi piloti anglez, Jenson Button në Twitter.

Image

Ndërkohë, për vdekjen e Niki ka shkruar edhe ekipi i McClaren:

“Të gjithë ne jemi të pikëlluar pasi kemi mësuar se miku ynë, kolegu ynë dhe kampioni i botës në F1 (1984), Niki Lauda ka ndërruar jetë”.

Lauda fitoi tre tituj të kampionit të botës në Formula 1, e më pas në vitin 1979 u koncentrua edhe në industrinë e aviacionit./Zëri.info