Krerët e FFK-së pritën zyrtarin e lartë të UEFA-s, Thierry Favre

Krerët e FFK-së pritën zyrtarin e lartë të UEFA-s, Thierry Favre

Sport May 22, 2019 - 11:37
Detajet

Presidenti Agim Ademi në shoqëri të nënkryetarit Bakir Burri dhe sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, ka pritur në selinë e tij shefin e Divizionit të Federatave Kombëtare të UEFA-s, Thierry Favre, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, njofton FFK, përcjell Zëri.info.

Gjatë këtij takimi është biseduar për projektet e realizuara deri më tash si dhe për projektet që e presin në të ardhmen FFK-në në partneritet me UEFA-n.

Po ashtu, u diskutua edhe për të arriturat dhe për strategjinë katërvjeçare të futbollit të Kosovës.

Ndërkohë, në orën 14:00, do të mbahet konferencë e përbashkët për mediE në selinë e FFK-së./Zëri.info