Trajneri kosovar që drejtoi dy klube edicionin e kaluar, zbulon të rejat për të ardhmen

Trajneri kosovar që drejtoi dy klube edicionin e kaluar, zbulon të rejat për të ardhmen

Sport May 26, 2019 - 16:50
Detajet

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bekim Shotani vazhdon të jetë ende i papunë.

Shotani e nisi edicionin 2018/2019 te skuadra e Ballkanit.

Te skuadra nga Theranda, Shotani qëndroi për vetëm katër ndeshje e më pas u largua, shkruan Zëri.info.

Pas Ballkanit, Shotani drejtoi edhe Llapin, por që marrëveshja e tij me klubin e Podujeva nuk u vazhdua pas përfundimit të edicionit vjeshtor.

Image

Megjithatë, nga edicioni i ardhshëm, Shotani pritet të jetë i angazhuar në ndonjë klub të elitës së futbollit kosovar.

Në një prononcim për Zëri.info, Shotani thotë se është në kontakt me dy klube.

"Tani jemi në pritje për inkuadrim në njëren prej klubeve të Superligës. Jam në kontakt me dy klube", tha fillimisht Shotani.

Tutje, trajneri kosovar tregon se nuk ka zhvilluar ende takim me klubet e interesuara, dhe se do ta pres përfundimin e ndeshjeve të barazhit.

Image

"Bisedën e kemi zhvilluar vetëm në telefon, ende nuk jemi takuar me përfaqsuesit e klubeve", vazhdoi Shotani për Zëri.info.

"Gjithçka do të jetë e qartë pas 1 qershorit, kur edhe do të takohemi me klubet e interesuara", përfundoi Shotani./Zëri.info