Suarez: Neymar, një ndër më të mirët në botë

Suarez: Neymar, një ndër më të mirët në botë

Sport June 14, 2019 - 21:20
Lexoni detajet

Suarez thotë se Brazili do ta vërejë mungesën e Neymar në Copa America.

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, është gati për Copa America. Ai do të synojë me Uruguain këtë trofe të rëndësishëm.

Por, për ta arritur diçka të tillë, duhet ta mposhtin Argjentinën e Leo Messit dhe Brazilin, kjo e fundit do të jetë pa Neymarin e lënduar dhe sipas Suarez “do të vërehet mungesa e tij”.

“Brazili ka humbur shumë me Neymarin. Është një ndër më të mirët në botë dhe këtë e ka dëshmuar çdo ditë kudo që ka shkuar. Ai ka qenë referencë për Seleçao viteve të fundit dhe do t’i mungojë shumë Brazilit”, u shpreh Suarez.