Madhështore: Boksieri nga Kosova, Patriot Behrami mposht italianin dhe kualifikohet në çerekfinale

Madhështore: Boksieri nga Kosova, Patriot Behrami mposht italianin dhe kualifikohet në çerekfinale

Sport June 24, 2019 - 19:45
Detajet

Boksieri kosovar, Patriot Behrami është kualifikuar në çerekfinalen e Lojërave Evropiane "Minsk 2019".

Behrami ka arritur në këtë fazë falë fitores ndaj italianit Vincenzo Magiacapre, raporton Zëri.info.

Pas një paraqitje të mirë në ring, gjyqtarët vendosën për fitoren e boksierit të talentuar kosovar.

Fitoren e parë, Behrami e regjistroi të shtunën kur mposhti kroatin Marko Zheljko.

Ndryshe, ndaj italianit Mangiacapre, Behrami fitoi me rezultat 4:0 në kategorinë deri në 69 kilogramë./Zëri.info