FC Prishtina lanson 'foton e ditës' para rikthimit në Ligën e Evropës

FC Prishtina lanson 'foton e ditës' para rikthimit në Ligën e Evropës

Sport June 24, 2019 - 22:26
Detajet

Skuadra e Prishtinës është duke i bërë përgatitjet e fundit para netëve evropiane.

Të enjten në "Fadil Vokrri", djelmoshat e Mirel Josës do të përballen me St Joseph, skuadrën nga Gjibraltari në para-eliminatoret e Ligës së Evropës, shkruan Zëri.info.

Klubi më i trofeshëm kosovar momentalisht ndodhet në Pejë, ku është duke i kryer përgatitjet për këtë ndeshje.

Atmosfera në klubin kryeqytetas para ndeshjes duket të jetë mjaft e mirë.

Ndërkaq, në rrjetin social Facebook, FC Prishtina ka postuar edhe 'foton e ditës', ku ka fokusuar mbrojtësin Ahmet Haliti.

Përveç Halitit, në foto shihen edhe tre qendërmbrojtësit tjerë të skuadrës, Armend Dallku, Leotrim Bekteshi dhe Agon Xhaka.

Ndryshe, ndeshja mes FC Prishtinës dhe St Joseph zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:45 në "Fadil Vokrri".

Në rast të fitores, FC Prishtina do të përballet me skuadrën e Steven Gerrard, Rangers./Zëri.info