Gjyqtarit shqiptar i besohet një tjetër ndeshje në Ligën e Evropës

Gjyqtarit shqiptar i besohet një tjetër ndeshje në Ligën e Evropës

Sport July 21, 2019 - 12:28
Detajet

Enea Jorgji do të arbitrojë një tjetër ndeshje në Evropë, këtë herë jo në Ligën e Kampionëve, por në Ligën e Evropës.

Siç ka bërë me dije “Panorama Sport”, arbitrit shqiptar i është besuar ndeshja mes Arsenal Tulës(Rusi) dhe Neftçi Bakus(Azerbajxhan), takim që do të luhet në tokën ruse.

Në ndihmë të Jorgjit do të jenë asistentët Ridiger Çokaj dhe Ilir Tartaraj, ndërsa i katërti do të jetë Klajdi Kola.

Shohim që Enea Jorgji po arbitron rregullisht në ndeshje evropiane, të cilat janë të një rëndësie jo të vogël.