Trajneri i Slovan Bratislavas e paralajmëron Feronikelin

Trajneri i Slovan Bratislavas e paralajmëron Feronikelin

Sport July 21, 2019 - 14:44
Detajet

Trajneri i Slovan Bratislavas e paralajmëron Feronikelin

Feronikeli do të përballet të mërkurën në udhëtim Slovan Bratislavan në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Evropës, transmeton zeri.info

Ndeshja e parë zhvillohet në Sllovaki, derisa fillon prej orës 18:00.

Ashtu si klubi kosovar, edhe Slovan Bratislava u eliminua nga raundi i parë në Ligën e Kampionëve.

Kjo padyshim që iu ka lënë një shije të hidhur futbollistëve të klubit sllovak, të cilët iu rikthyen fitores në ligë këtë fundjavë.

Trajneri i Slovan Bratislavas, Vladimir Radenkovic, thotë se pas fitores në ligë, ekipi i tij është duke menduar për ndeshjen ndaj Feronikelit në Ligën e Evropës, ku kërkon sukses.

“Pas dështimit në Mal të Zi, ne jemi në një pozitë të vështirë. Ishte sfiduese për ta bërë këtë hap përpara dhe për ta përgatitur skuadrën për ndeshjen e sotme (dje), ne gjithashtu punuam shumë me anën mentale të lojatareve. Ne patëm një hyrje të mirë në lojë, ne ishim më të mirë për 60 minuta dhe paraqitja jonë I plotësia kriteret. Por, përsëri erdhi një moment I keq, një gol i shënuar dhe pak panik. Faktori vendimtar ishte që ne e qetësuam dhe e shënuam golin e tretë, me të cilin e mbyllëm ndeshjen në avantazhin tonë”, deklaroi Radenkovic.

“Është një fitore shumë e rëndësishme për ne, tani ne jemi duke menduar për një tjetër ndeshje në Ligën e Evropës, ku duam të kemi sukses”, shtoi ai./Zëri