Superpërforcimi prezantohet te Drita

Superpërforcimi prezantohet te Drita

Sport August 21, 2019 - 12:21
Detajet


Skuadra e Dritës i ka sjellë një zhgënjim tifozëve të vetë që në start të kampionatit kur u mposht nga Ferizaj por drejtuesit e klubit janë përkujdesur që ata sot t’i qetësojnë me një super lajm, shkruan Zëri.info.


Është futbollisti i famshëm Ardijan Cuculi që është prezantuar sot me fanellën e Dritës dhe ai nga ndeshja e radhës do të jetë në dispozicion të trajnerit Ardian Nuhiut.

Drita është sivjet kandidati kryesor në luftë për titull, pavarësisht zhgënjimit që solli në start pasi nuk mundi të marrë pikë përballë tifozëve “Intelektualët”. /Zëri.info

Image