Krasniqi tregon pse nuk fitoi Ballkani në Klinë

Krasniqi tregon pse nuk fitoi Ballkani në Klinë

Sport August 21, 2019 - 12:36
Detajet

Ballkani i superpërforcuar këtë edicion si në stafin teknik ashtu edhe më lojtarë, nuk mundi të marrë më shumë sesa një pikë ndaj të rikthyerit në elitën e futbollit kosovar Dukagjinit pasi luajti baras 0:0, shkruan Zëri.info.

Për taborin therandase ky barazim nuk është aspak shqetësuese pasi ekipi iu përgjigj mirë lojës së kërkuar nga stafi dhe vetëm fati nuk ishte në anën e tyre që të shënojnë gol.

Mbrojtësi me përvojë i Ballkanit, Besnik Krasniqi në një bisedë për Zëri.info, ka thënë se ekipi luajti shumë mirë, krijoi shumë raste dhe vetëm goli mungoi.

“Ndeshja me Dukagjinin ishte shumë e mirë me shumë raste dhe kemi mundur ta fitojmë atë takim sikur fati të ishte në anën tonë. Ballkani ka shumë potencial këtë vit. Shpresojmë të vazhdojmë me lojë sa më të mira dhe të arrijmë fitore”, tha mbrojtësi prishtinas për Zëri.info. duke folur më pas edhe për sfidën e fundjavës ku e pret një ndeshje e madhe me Feronikelin.

“Me Feronikelin është një ndeshje shumë e fortë. Do të përgatitemi maksimalisht, t’i kryejmë sa më mirë detyrat e trajnerit dhe të vazhdojmë ta rrisim nivelin lojë pas loje. Unë kam shumë besim tek skuadra dhe gjithë stafi jemi duke e bërë një punë fantastike”, ka përfunduar Besnik Krasniqi./Zëri.info