Bekim Shotani tregon faktorët që ndikuan në barazimin kundër Trepçës'89

Bekim Shotani tregon faktorët që ndikuan në barazimin kundër Trepçës'89

Sport August 25, 2019 - 21:24
Detajet

Tashmë janë zhvilluar dy javë në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Lider i renditjes tabelare është Trepça'89 me katër pikë, aq sa ka edhe Ballkani.

Vushtrria barazoi 1:1 me Trepçën'89 pas një humbje në Podujevë nga Llapi.

Trajneri i vushtrriasve Bekim Shotani është deklaruar për këtë ndeshje.

"Ndikuan shumë faktorë në këtë ndeshje - ishin rreth pesë mijë tifozë në stadium dhe më pas ndikoi edhe faktori psikologjik", tha Shotani, përcjell Zëri.info.

"Ishte një derbi më shumë regjional. Mendoj se kemi nxjerrë një rezultat pozitiv, pasi kemi mundur ta humbasim ndeshjen", vlerësoi Shotani për "Arena Sportive".

"Përgëzoj djemtë për paraqitjen e sotme", shtoi ai./Zëri.info