Renditja tabelare në Superligë pas dy ndeshjeve të sotme

Renditja tabelare në Superligë pas dy ndeshjeve të sotme

Sport September 15, 2019 - 17:57
Detajet

Në kuadër të javës së katërt në Superligën e Kosovës, në pasditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje tejet interesante.

Në Prishtinë, Flamurtari ka qenë nikoqir i Dukagjinit të Klinës, derisa në Ferizaj, Ferizaji është përballur me Vushtrrinë, raporton Zëri.info.

Flamurtari regjistroi fitoren e radhës derisa sot mposhti Dukagjinin e Xhengis Rexhepit me rezultat solid 2:0.

Me këtë fitore, Flamurtari ngritet në vendin e pestë me shtatë pikë të tubuara, ndërsa Dukagjini mbetet në vendin e fundit me vetëm një pikë.

Nga ana tjetër, Antonio Toma, trajneri italian i Vushtrrisë ka debutuar me fitore ndaj Ferizajt në Superligën e Kosovës.

Vushtrria mposhti Ferizajn si mysafir me rezultat 1:0.

Me këtë fitore, Vushtrria ngritet në vendin e nëntë me vetëm katër pikë të tubuara, derisa Ferizaj bie në vendin e dhjetë me vetëm tre pikë./Zëri.info

Image