Trajneri i Flamurtarit befason me deklaratën pas fitores së madhe në Prishtinë

Trajneri i Flamurtarit befason me deklaratën pas fitores së madhe në Prishtinë

Sport September 15, 2019 - 18:33
Detajet

Flamurtari regjistroi fitoren e radhës në Superligën e Kosovës.

Në kuadër të javës së katërt, skuadra prishtinase mposhti sot Dukagjinin e Klinës në "Xhemajl Ibishi" me rezultat 2:0, shkruan Zëri.info.

Pas ndeshjes, trajneri i Flamurtarit Artim Shaqiri tha se nuk do të jetë i qetë në bankën rezervë pa e arritur objektivin e madh.

“Nuk do të jem i qetë në bankë derisa ta sigurojmë qëndrimin në elitë”, tha Shaqiri për "SuperSport", përcjell Zëri.info.

“St ia arritëm qëllimit që kishim duke e fituar”, vlerësoi trajneri shqiptar.

“Skuadra jonë është e re dhe na duhet pak kohë që të komponohemi dhe të kërkojmë lojë më të bukur, ajo çfarë më kënaq sot ishte gjithsesi fitorja”, përfundoi Shaqiri./Zëri.info