Kosova në mediat ndërkombëtare: Rritja e jashtëzakonshme e një vendi të ri, ku futbolli fitoi mbi luftën

Kosova në mediat ndërkombëtare: Rritja e jashtëzakonshme e një vendi të ri, ku futbolli fitoi mbi luftën

Sport September 17, 2019 - 14:09
Detajet

Lufta është një fjalë shumë e thjeshtë, megjithatë kuptimi i saj mban domethënie si asnjë fjalë tjetër.

Lufta shkatërron gjithçka që ka të bëjë me njerëzimin dhe historinë, ajo ka lënë gjurmët e saj edhe në futboll.

Lufta Civile në ish-Jugosllavi rezultoi në ndarjen e rajonit të Ballkanit në vende si Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut.

Megjithatë, një vend i veçantë që vuajti më së shumti nga këto probleme ishte Kosovës, vend i cili para 11 vitesh e shpalli pavarësinë nga Serbia dhe tani ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm në futboll, shkruan “Sports-Nova”, përcjell Zëri.info.

Image

Duke përmendur luftën e përgjakshme të Serbisë në Kosovë dhe jetët e panumërta të humbura të kosovarëve në këtë konflikt, mediumi i sipërpërmendur shkruan se kjo ishte arsyeja se pse Kosova u vonua në pranimin në instancat më të mëdha të futbollit evropian dhe ndërkombëtar.

Ndërsa, pasojat e luftës filluan të krijojnë shumë shpejt rrugën që Kosova të zhvillohet dhe më pas më 7 shtator të vitit 2002, për të dalur nga trauma, u zhvillua një miqësore jo-zyrtare ndaj Shqipërisë.

Miqësorja në fjalë u zhvillua në stadiumin e Prishtinës, derisa u prit nga shumë tifozë ku kishte më shumë të pranishëm se sa që ishte kapaciteti i stadiumit.

Kosova humbi 0:1, por që kjo nuk kishte rëndësi për njerëzit apo futbollistët.

Futbolli ishte kthyer në një vend të shkatërruar nga lufta dhe emocionet ishin të mëdha, pasi kjo ditë shënoi një shprehje të konsiderueshme për identitetin e vendit.

Image

Kjo do të çonte Kosovën në fillimin e një beteje tjetër – luftën për t’u njohur si shtet i futbollit.

Kjo ndeshje nuk ishte e mjaftueshme për ta vënë Kosovën në skenën botërore të futbollit.

Atë botë, Kosovës i lejohej të luante miqësore jo-zyrtare vetëm me vende si Qipro Veriore apo edhe Monako.

Pas gjashtë vitesh, Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008 derisa 51 anëtarë të OKB-së e njohin atë si një shtet Sovran.

Më pas filluan kërkesat për Kosovën që të anëtarësohet në FIFA dhe UEFA, një fushatë e cila do të drejtohej nga ish-futbollisti i famshëm dhe presidenti i atëhershëm i FFK-së Fadil Vokrri.

Zyra e tij ishte një apartament me dy dhoma në Prishtinë dhe kishte një ekip përfaqësues që nuk ishte i pranuar, derisa edhe infrastruktura ishte tejet e dobët.

Puna e palodhshme e Fadil Vokrrit dhe sekretarit Eroll Salihu dhanë fryt kur në maj të vitit 2016, Kosova u pranua me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA, pavarësisht se Serbia ishte kundër këtij vendimi.

Pas pranimit në këto organizata, Kosova shijoi eliminatoret e para të Kupës së Botës në krye me Albert Bunjakun, duke e nisur me barazim 1:1 me Finlandën, por që më pas humbën nga Islanda, Turqia, Ukraina dhe Kroacia.

Me largimin e Bunjakut, FFK emëroi trajner Bernard Challandes me të cilin Kosova shënoi një ecuri prej 15 ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat, ecuri e cila u ndal vetëm nga Anglia këtë muaj.

Rritja e Kosovës ka qenë e papritur, dhe asnjë vend tjetër ballkanik nuk e ka bërë një gjë të njëjtë si Kosova.

Image

Si një vend i dal nga lufta, Kosova do të vazhdojë të marrë përvojë që do të mbahet mend edhe në brezat e ardhshëm./Zëri.info

Image