Kupa e Serbisë: Crvena Zvezda bie në short me skuadrën nga Kosova!

Kupa e Serbisë: Crvena Zvezda bie në short me skuadrën nga Kosova!

Sport September 17, 2019 - 14:35
Detajet

Në zyrat e Federatës së Futbollit të Serbisë është hedhur shorti për fazën e 1/16-tës së finales së Kupës së Serbisë, raporton Zëri.info.

Klubi të njohur serb nga Beogradi Crvena Zvezda, i ka rënë shorti që të luajë në Kosovë me skuadrën e Trepçës në Zveçani, shkruan Kurir.rs, përcjell Zëri.info.

“Spektakël në 1/16 në Kupën e Serbisë, Zvezda mysafirë në Kosovë”, është titulli i Kuris.rs.

Image

Sipas këtij mediumi, nuk është caktuar ende termini se kur do të zhvillohet ndeshja në fjalë.

Kujtojmë se vitin e kaluar, zyrtarët e Policisë së Kosovës e kanë ndalur klubin e basketbollit Partizani nga Beogradi që të vijë në Kosovë për ta zhvilluar një ndeshje miqësore me Trepçën e Zveçanit.

Mbetet të shihet se si do të reagojnë për këtë rast autoritetet kosovare si dhe Federata e Futbollit e Kosovës. /Zëri.info