E pranon trajneri i PSG-së: Neymari bëri gjithçka për t’u larguar

E pranon trajneri i PSG-së: Neymari bëri gjithçka për t’u larguar

Sport September 18, 2019 - 17:42
Detajet

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel ka zbuluar se Neymari bëri gjithçka në dorën e tij për t’u larguar nga klubi, por insiston se ai do të sillet si një profesionist këtë edicion te francezët, transmeton zeri.info

Neymar e kishte bërë të qartë dëshirën për largim nga klubi parisien, derisa donte rikthimin te Barcelona, edhe pse ishte përfolur se interesim kishte shprehur edhe Real Madridi.

Sidoqoftë, asnjë klub nuk arriti marrëveshje me Paris Saint-Germainin dhe braziliani mbeti në Paris.

“Ai nuk deshi të ishte këtu. Ai provoi gjithçka në fuqinë e tij (për t’u larguar nga klubi). Kjo nuk ndihmoi që ai të bëhet më i famshëm”, deklaroi Tuchel./Zëri