Edhe me mungesa, PSG-ja bindëse ndaj Realit

Edhe me mungesa, PSG-ja bindëse ndaj Realit

Sport September 18, 2019 - 22:51
Detajet

Paris Saint-Germaini ka mposhtur Real Madridin në xhiron e parë të fazës grupeve të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Klubi francez edhe pse me mungesa të mëdha si ato të Kylian Mbappes, Neymarit dhe Edinson Cavanit, arriti që të triumfojë 3:0 ndaj madrilenëve.

Ish-futbollisti i “Los Blancos”, Angel Di Maria ishte heroi i vendasve me dy gola të shënuar, ndërsa goli i fundit erdhi në momentet e fundit të takimit.

Reprezentuesi argjentinas shënoi së pari në minutën e 14-të, kurse golin e dytë e gjeti në minutën e 33-të.

Ndërkohë, Gareth Bale e humbi një rast ideal për ta ngushtuar epërsinë, derisa e humbi një penallti në minutën e 35-të.

Kurse, fitoren prej 3:0 të vendasve e vulosi Thomas Meunier në minutat shtesë të takimit./Zëri