Skënderbeu e shiti 1 milionë euro, Olayinka u ‘dhuron’ 900 mijë euro çekëve me golin ndaj Interit

Skënderbeu e shiti 1 milionë euro, Olayinka u ‘dhuron’ 900 mijë euro çekëve me golin ndaj Interit

Sport September 18, 2019 - 23:39
Detajet

Skënderbeu bëri një shitje të bujshme me Peter Olayinkan, kur në vitin 2016 e shiti tek belgët e Gentit, për shifrën e rreth 1 milionë eurove, transmeton "Panorama Sport".

Padyshim që nigeriani ka qenë një nga shitjet më fitimprurëse në futbollin shqiptar, por ironia qëndron se vetëm Olayinka, i ka dhuruar ditën e djeshme plot 900 mijë euro Slavias së Pragës, e cila në fakt nga Genti e bleu për shifrën e 3.2 milionë eurove.

Përveç një pike me shumë vlera ndaj Interit, goli i Olayinkas përkthehet edhe në shifra monetare. Klubi çek i Slavias, ka fituar plot 900 mijë euro nga barazimi dje me zikaltrit, shifër kjo që akordohet nga UEFA për çdo ekip, që arrin barazim në fazën e grupeve në Champions League.