Dalin pamjet, shikoni momentin e sherrit të lojtarit anglez

Dalin pamjet, shikoni momentin e sherrit të lojtarit anglez

Sport September 21, 2019 - 10:18
Detajet

Në fillim të shtatorit, ish-lojtari i Chelseat, Danny Drinkwater, u përfshi në një sherr në një lokal nate.

Shkak për këtë sherr besohet se është bërë një vajzë, të cilën futbollisti e kishte ngacmuar dhe më pas e kishte pësuar keq nga partneri i saj.

Tashmë në mediat angleze është publikuar një pjesë e shkurtër e videos, ku shihet mesfushori i cili tashmë luan për Burnly, duke bërë sherr me një person tjetër. Si pasojë e këtij sherri, 29-vjeçari ka marrë goditje shumë të mëdha në fytyrë, që e bënë atë të mos njihej.

Thuhet se pas sherrit që ndodhi brenda në lokalin e natës, rojet e kanë nxjerrë Srinkwater jashtë dhe aty ka ndodhur e gjithë e keqja për lojtarin, pasi disa persona ishin duke e pritur aty dhe menjëherë e kanë goditur atë duke e bërë për vdekje.

Për më shumë shikoni videon e sherrit brenda në lokal: