Befason Luiz: Sivjet mund ta fitojmë titullin

Befason Luiz: Sivjet mund ta fitojmë titullin

Sport October 19, 2019 - 10:24
Detajet

Skuadra e Arsenalit në të cilën luan edhe futbollisti shqiptar Granit Xhaka, ka shans të mira sivjet për të fituar titullin e Premier League por këto shpresa sikur i ka shuar mbrojtësi i ardhur këtë edicion David Luiz, shkruan Zëri.info

Braziliani nuk i ka përjashtuar shanset e skuadrës së tij.

"Topçinjtë" janë nëntë pikë larg ndaj liderëve Liverpoolit, pavarësisht se humbën vetëm njërin nga tetë ndeshjet e hapëse të tyre, kjo për faktin se kanë pasur një mbrojtje të qëndrueshme.

"Ne sapo kemi filluar Premierligën dhe të gjitha garat, nëse nuk mendoni se mund të fitoni ndonjë titull, atëherë ju nuk keni të ardhme”, tha Luiz për NBC Sports.

"Unë dua të fitoj tituj me Arsenalin. Unë dua të përmirësohem dhe të përshtatem për stilin e Arsenalit, të luftojë për klubin dhe menaxherin. Unë mendoj se ne mund ta bëjmë atë së bashku", tha mbrojtësi brazilian./Zëri.info