Vaki kosovare, ndalet rryma në ndeshjen Peja - Vllaznia

Vaki kosovare, ndalet rryma në ndeshjen Peja - Vllaznia

Sport November 13, 2019 - 19:36
Zbuloni detajet

Në palestrën “Karagaçi” në Pejë është ndalur rryma pak minuta para se të fillojë derbi shqiptar në mes të KB Pejës dhe KB Vllaznia në kuadër të Ligës Ballkanike, transmeton Gazeta Sinjali.

Palestra ishte në terr teksa ekipet ishin duke bërë nxemjet para se të fillonte loja.

Ndeshja në mes të KB Pejës dhe KB Vllaznia ka filluar në orën 19:00.

Kujtojmë se mbrëmë gjysma e Prishtinës nuk pati energji elektrike për rreth gjashtë orë.