Sancho do të ishte i çmendur nëse i bashkohet Unitedit

Sancho do të ishte i çmendur nëse i bashkohet Unitedit

Sport November 15, 2019 - 10:17
Detajet

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Steve Nicol i ka bërë thirrje Jadon Sanchos që t’i bashkohet klubit nga “Anfield”, derisa është shprehur se sulmuesi i Borussia Dortmundit do të ishte i çmendur nëse do të shkonte te Manchester Unitedi, transmeton zeri.info 

Sancho është duke shkëlqyer në Bundesligën gjermane, derisa është lidhur me një rikthim në Premierligë.

“Mendoj se ai është i çmendur nëse shkon te Manchester Unitedi. Ne jemi duke folur për vuajtjet e tij në një ekip që po vuan (Dortmund) – Manchester Unitedi do të vuajë për disa edicione, kështu që do të qëndroja larg tyre”, ka deklaruar Nicol, i cili ka shtuar se do të dëshironte ta shihte Sanchon në Liverpool./Zëri