Feronikeli – Kosova Zurich, nesër zhvillohet Superkupa mbarëkombëtare në Drenas

Feronikeli – Kosova Zurich, nesër zhvillohet Superkupa mbarëkombëtare në Drenas

Sport November 15, 2019 - 12:10
Detajet

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Unionin e klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, do të mbahet finalja e Superkupës mbarëkombëtare.

Ndeshja për Superkupë zhvillohet ndërmjet ekipit të futbollit FC Feronikeli nga Drenasi dhe FC Kosova Zurich nga Zvicra.

FC Feronikeli është fitues i Kupës së Kosovës për vitin 2019, ndërsa FC Kosova Zurich është fitues i Kupës së Diasporës për vitin 2019.

Kështu, këto dy skuadra do të ballafaqohet në Superfinale, e kjo ndeshje do të zhvillohet më 16 nëntor (e shtunë) në Stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke filluar nga ora 13:00.