Anglezët brohorasin kundër serbëve dhe bëjnë shqiponjën dy-krenare pas ndeshjes Kosovë - Angli

Anglezët brohorasin kundër serbëve dhe bëjnë shqiponjën dy-krenare pas ndeshjes Kosovë - Angli

Sport November 17, 2019 - 21:02
Detajet

Kosova e ka mbyllur ciklin eliminator për Kampionatin Evropian 'Euro 2020' me një humbje të thellë nga Anglia.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin 'Fadil Vokrri', në Prishtinë, Kosova është mposhtur me rezultat të thellë 0:4, raporton Zëri.info.

Image

Harry Winks ('32), Harry Kane ('79), Marcus Rashford ('83) dhe Mason Mount ('90) shënuan golat për skuadrën e Gareth Southgates.

Image

Pas ndeshjes, tifozët anglezë kanë brohoritur kundër serbëve si dhe kanë bërë shqiponjën dy-krenare.

"Serbët janë bastardë kudo që shkojnë", ishin thirrjet e anglezëve.

Ndryshe, mikpritja e kosovarve ishte e madhe në ditët e fundit për anglezët edhe para ndeshjes./Zëri.info