Fitorja e madhe e boksierit shqiptar kundër atij gjerman - mënyra se si e nokautoi është thjesht spektakolare

Fitorja e madhe e boksierit shqiptar kundër atij gjerman - mënyra se si e nokautoi është thjesht spektakolare

Sport November 18, 2019 - 22:26
Detajet

Rreth një mijë spektatorë u mblodhën në mbrëmjen e së shtunës në sallën sportive Lengerich.

Të shtunën u zhvilluan disa meçe interesante, në mesin e tyre edhe mes shqiptarit Arbnor Zeqa dhe Marcel Heins, shkruan Zëri.info.

18-vjeçari Zeqa arriti ta fitojë këtë meç i vlefshëm për kategorinë deri në 85 kilogramë në kick-box.

Me këtë fitore, Zeqa është nënkampion i botës në kategorinë e tij.

Në raundin e parë, boksieri shqiptar arriti ta nokautojë Heins me disa goditje dhe grushte të forta./Zëri.info