Veprimi madhështor i Mourinhos për tifozin e sëmurë të Tottenhamit

Veprimi madhështor i Mourinhos për tifozin e sëmurë të Tottenhamit

Sport December 12, 2019 - 10:58
Detajet

Trajneri i Tottenhamit Jose Mourinho është lavdëruar për shkak se dërgoi një letër te një tifoz i sëmurë i Spurs.

Mourinho e bëri këtë pasi dëgjoi se John Kessler, një tifoz londinez, që ka probleme serioze me shëndetin, shkruan Zëri.info.

Dhe letra e portugezit nënkuptoi ‘botën’ për Kessler, sipas shokut të tifozit të cilët e lavdëruan Mourinhon për këtë veprim në rrjetet sociale.

“Dua t’i falënderohem Mourinhos dhe Tottenhamit, i cili pas disa ditësh që erdhi te klubi, dërgoi këtë letër te një shok i imi i cili është shumë i sëmurë”, ka shkruar ai.

Image

“Letra nënkupton ‘e gjitha bota’ për të dhe kjo tregon klasin e Mourinhos dhe klubit. Veprim klasi”, shkroi ai në mes të tjerash.

Në letrën e Mourinhos, të postuar nga shoku i Kessler në rrjetet sociale, lexohet:

“I dashur John, më vjen shumë keq pasi mora vesh se nuk jeni mirë në kohët e fundit. E shfrytëzoj rastin t’iu uroj më të mirat”./Zëri.info