Khabib e ka një këshillë interesante për Ronaldon

Khabib e ka një këshillë interesante për Ronaldon

Sport December 15, 2019 - 08:34
Detajet

Khabib Nurmagomedov beson se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo duhet të largohet nga futbolli në nivelin më të lartë sesa ta zgjasë shumë karrierën e tij, transmeton zeri.info 

Ylli i Arteve të Përziera Marciale së fundmi është bërë një mik i mirë i Ronaldos.

Kur u pyet nga mediet për dëshirën e reprezentuesit portugez që të mos pensionohet nga futbolli, Khabib u shpreh: “Epo, e keni parasysh, është e vështirë të lësh një gjë të cilën e keni bërë gjatë gjithë jetës. Por, nuk ka rëndësi nëse dëshiron ta bësh ajo jo, koha do të vijë, nëse nuk e lini sportin, sporti do t’iu lë juve”.

“Këshilla ime për të dhe për mua gjithashtu është largimi në kohën e duhur”, shtoi ai./Zëri