Eden Hazard e ka një premtim të madh për tifozët e Chelseat

Eden Hazard e ka një premtim të madh për tifozët e Chelseat

Sport December 15, 2019 - 11:35
Detajet

Eden Hazard ka zbuluar planet e tij për t’u rikthyer në Chelsea pas largimit nga Real Madridi, transmeton zeri.info

Reprezentuesi belg ishte larguar nga klubi londinez gjatë kësaj vere, derisa u transferua te Real Madridi.

Ai ende mbetet një figurë tejet e popullarizuar në mesin e tifozëve të Chelseat pas disa edicioneve të suksesshme të kaluara në “Stamford Bridge”.

“Na mungon”, i tha një tifoz i Chelseat Hazardit.

“Kur ta përfundojë këtu, do të rikthehem”, ishte përgjigja e Hazardit.

“Kur mundem (i shikoj ndeshjet e Chelseat), por jo gjatë gjithë kohës”, shtoi ai./Zëri