'Çmendet' Vedat Muriqi, kapet keq me shokun e skuadrës në përfundim të ndeshjes

'Çmendet' Vedat Muriqi, kapet keq me shokun e skuadrës në përfundim të ndeshjes

Sport December 15, 2019 - 18:11
Detajet

Fenerbahçe ka pësuar sot humbje të hidhur në kuadër të Superligës së Turqisë në futboll.

Në ndeshjen e javës së 15-të, Fenerbahçe u mposht nga lideri Sivasspor me rezultat 3:1, raporton Zëri.info.

Si në çdo ndeshje, edhe sot sulmuesi nga Kosova Vedat Muriqi ishte titullar për Fenerbahçen.

Muriqi luajti 90 minuta sot, por që nuk arriti ta shpëtojë skuadrën e tij nga humbja.

Image

Në përfundim të ndeshjes, sulmuesi prizrenas ishte tejet i zemëruar me shokun e tij të skuadrës Tufan i cili u ndëshkua me të kuq.

Duke u larguar nga fusha, Tufan ia ofroi Muriqit shiritin e kapitenit, por ky i fundit e hodhi në tokë dhe debatoi me të.

Për më shumë, ju ftojmë ta shikoni videon e mëposhtme./Zëri.info