'Shpërthen' Klopp pas fitores në derbi: Askush nuk guxon..

'Shpërthen' Klopp pas fitores në derbi: Askush nuk guxon..

Sport January 19, 2020 - 21:14

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se është i lumtur që tifozët kanë filluar të besojnë se skuadra e tij do ta fitojë titullin e Premierligës këtë edicion.

Megjithatë, trajneri gjerman insiston se fokusi i tij mbetet që të përqëndrohet në çdo ndeshje, shkruan Zëri.info.

Skuadra e Kloppit mposhti Manchester Unitedin me rezultat 2:0 sot për të kaluar 16 pikë para vendit të dytë në tabelë.

Dhe pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Liverpoolit filluan të këndonin: "Ne do ta fitojmë titullin", pas mungesës 30-vjeçare me titullin e Premierligës.

Image

"Ata (tifozët) mund të këndojnë kështu", ka thënë Klopp.

"Ata e kanë kënduar këtë edhe shumë herë në të kaluarën. Nuk e kam problem", vlerësoi më tej trajneri gjerman.

"Të gjithë duhet ta festojnë këtë situatë, përveç nesh. Do t'iu tregoj kur do të festojmë, por tani s'është momenti", shtoi ai./Zëri.info