E konfirmon Leonardo: Ylli i PSG-së ka kërkuar largimin

E konfirmon Leonardo: Ylli i PSG-së ka kërkuar largimin

Sport January 20, 2020 - 08:20
Detajet

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo ka zbuluar se sulmuesi Edinson Cavani ka kërkuar largimin nga gjiganti francez.

Leonardo gjithashtu ka thënë se parisienët tashmë e kanë refuzuar një ofertë nga Atletico Madridi.

Reprezentuesi uruguaian është lidhur prej disa kohësh me një kalim te Atletico Madridi, por tash kjo është konfirmuar edhe zyrtarisht. Sulmuesi ka vuajtur për shkak të lëndimeve këtë edicion, ndërsa ka kontratë me Paris Saint-Germainin vetëm deri në qershor të këtij viti.

“Ne gjithmonë kemi thënë të njëjtën gjë për Cavanin. Ne shpresonim që ai do të qëndronte në klub. Sot, ai ka kërkuar që të largohet. Ne jemi duke studiuar situatën”, ka thënë Leonardo.

“Ne kemi pasur një propozim nga Atletico Madridi. Ne nuk patëm një propozim të vlefshëm për vlerën e lojtarit. Por, nuk jam i sigurt nëse Cavani do të jetë këtu në shkurt. Ai ka bërë kërkesën për largim. Ne asnjëherë nuk kemi menduar për shitjen e tij më herët”, ka shtuar braziliani./Zëri

Image