FC Prishtina – Arda, miqësorja e zhvilluar në Turqi mbyllet me rezultat të thellë

FC Prishtina – Arda, miqësorja e zhvilluar në Turqi mbyllet me rezultat të thellë

Sport January 22, 2020 - 14:30

FC Prishtina ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore në kuadër të fazës përgatitore që është duke e zhvilluar në Turqi.

Në ndeshjen e zhvilluar në bregdetin turk, skuadra e drejtuar nga Armend Dallku është përballur me skuadrën elitare bullgare, Arda, shkruan Zëri.info.

FC Prishtina e ka fituar ndeshjen me rezultat të thellë, 5:0.

Ahmed Januzi (’11,’39), Ardit Hila (’58) dhe prurja më e re, Otto John (’56,'79) shënuan golat për prishtinasit.

Përveç katër golave, FC Prishtina kishte edhe tre-katër raste tjera të mira për shënim, derisa bullgarët kishin vetëm një rast.

Ndryshe, FC Prishtina do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje miqësore në ditët e ardhshme në Antalia të Turqisë./Zëri.info