Milani takohet me agjentin e yllit të Udineses

Milani takohet me agjentin e yllit të Udineses

Sport January 22, 2020 - 16:08
Lajmet e fundit nga sporti

Drejtorët e Milanit, Paolo Maldini dhe Zvonomir Boban janë takuar me agjentin e yllit të Udineses, Rodrigo De Paul, transmeton zeri.info

“Calciomercato.com” beson se Boban dhe Maldini u takuan me agjentin Agustin Jimenez për të diskutuar një marrëveshje të mundshme në janar apo në verë.

De Paul ishte lidhur me një kalim te Interi gjatë verës së kaluar, por nuk ishte arritur marrëveshja mes klubit zikaltër dhe Udineses.

Argjentinasi ka realizuar 4 gola dhe 2 asistime në 18 paraqitje me Udinesen këtë edicion./Zëri

Image